image SHBA ndalon shkarkimin e aplikacioneve TikTok dhe WeChat

Teknologji

SHBA ndalon shkarkimin e aplikacioneve TikTok dhe WeChat

news image

Rrjetet sociale, TikTok dhe WeChat, do të ndalohen në tregun amerikan të aplikacioneve nga dita e diel, përveç nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pajtohet për ndonjë marrëveshje të minutës së fundit.

Departamenti amerikan i Tregtisë ka thënë se vendimi do t’ua ndalojë banorëve në SHBA shkarkimin e këtyre aplikacioneve.

“Me udhëzim të presidentit, ne kemi marrë vendim për të luftuar koleksionimin e dëmshëm të të dhënave personale të qytetarëve kinezë nga ana e Kinës”, ka thënë Sekretari i Departamentit të Tregtisë, Wilbur Ross, transmeton Gazeta Sinjali.

Administrata Trump ka thënë se këto kompani kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe përmes tyre të dhënat mund të kalojnë te autoritetet kineze.

Mirëpo Kina dhe të dyja këto kompani mohojnë këto pretendime.

WeChat do të ndalohet në SHBA të dielën, mirëpo njerëzit do të mund të përdorin aplikacionin TikTok deri më 12 nëntor, kur do të mund të ndalohet plotësisht kjo platformë.

Ende nuk është bërë e qartë nëse Trump do ta miratojë marrëveshjen, mirëpo pritet që ta rishikojë atë para afatit të fundit të së dielës.

TikTok ka thënë se ka 100 milionë përdorues amerikanë dhe 700 milionë në gjithë globin.

Ky aplikacion ofron mundësi të realizimit të videove të shkurtra argëtuese të njerëzve duke vallëzuar, duke imituar të tjerët apo duke sfiduar njëri-tjetrin n gara të ndryshme.

/Gazeta Sinjali/