Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kishin vrarë Qassem Soleimanin në vitin 2007, kur ai po pritej si hero në Irak, por nuk e sulmuan sepse gjenerali vlerësohej si i paprekshëm.
Ushtarët amerikanë po përdonin drone të armatosura me raketa për të monitoruar rrugët e qytetit Sadr në Bagdad në fund të vitit 2007, kur ata vunë re turma të mëdha që ishin mbledhur në rrugë për të mirëpritur një njeri që aq shumë donin ta shihnin.
Forcat amerikane duhej të merrnin komunikime në kohë reale për të mësuar identitetin e burrit që ata e kuptuan se ishte drejtuesi i Forcës Quds të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike.
Forcat amerikane që e vunë re, duhej të vëzhgonin ndërsa Soleimani përfundimisht u largua nga turma dhe u zhduk në një ndërtesë.
Administrata e Presidentit George W. Bush kishte këshilluar që përshkallëzimi i një lufte me Iranin nuk ia vlen, tha oficeri.
CIA gjithashtu nuk kishte të drejtë “t’i merrte gjërat në duar” nga administrata e Bushit.
Zyrtarët thanë që Soleimani dhe togerët e tij gradualisht morën vesh që ishin të sigurt në Irak nga çdo sulm i SHBA-së dhe do të lëviznin lirshëm./ Gazeta Sinjali/