image SHBA ‘mesazh’ Listës Serbe: Radojçiq është i sanksionuar nga SHBA për korrupsion e krim transnacional

Politikë

SHBA ‘mesazh’ Listës Serbe: Radojçiq është i sanksionuar nga SHBA për korrupsion e krim transnacional

news image

ShBA-ja e ka goditur Listën Serbe për mbështetjen që i ka dhënë nënkryetarit të këtij subjekti politik Milan Radojçiq i cili është i kërkuar nga autoritetet kosovare.

Një zyrtar i lartë amerikan,ka thënë se janë në dijeni për deklaratat e fundit të Listës Serbe për Milan Radojçiq dhe i kanë kujtuar Listës Serbe se ai është i sanksionuar nga Departamenti i Thesarit të shtetit amerikan për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional.

Ne jemi në dijeni për deklaratat e fundit për Milan Radojçiq. Milan Radojçiq është sanksionuar nga qeveria amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”, thuhet në këtë përgjigje për Klan Kosovën.

/GazetaSinjali/