Në SHBA, numri i personave të vdekur nga koronavirusi është rritur në 320.926, prej të cilëve, 2.997 e kanë humbur jetën vetëm në 24 orët e fundit, transmeton Gazeta Sinjali.
SHBA, vazhdon të mbetet vatër e koronavirusit për shkak të numrit të lartë të rasteve dhe viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 266.284, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 17.894.926.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 10,39 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në afro 230,9 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me afro 1,81 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 36.222 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10 milionë raste dhe Brazili me mbi 7,16 milionë.