Shtetet e Bashkuara tashmë kanë kaluar 20 mijë viktima për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke kaluar Italinë në këtë renditje.
Rastet e të prekurve nga COVID-19 kalojnë 530 mijë personat, dhe ka shtrënguar vendin në një masë të paprecedent.
Me nënshkrimin e presidentit, Donald Trump për shtetin e Wyoming, tashmë për herë të parë në historinë amerikane të 50 shtetet që përbëjnë vendin kanë shpallur gjendjen e emergjencës.
Situata mbetet e rëndë në Nju Jork, ku edhe dje janë shënuar 783 viktima. Në metropol shënohen edhe tensionet e para midis guvernatorit demokrat, Andrew Cuomo dhe kryebashkiakut Bill De Blasio.
Ky i fundit kishte deklaruar mbylljen e shkollave publike për vitin akademik, por guvernatori Cuomo iu përgjigj që këto ishin “vetëm mendimet e tij”.
Në 24 orët e fundit, viktimat totale në SHBA kanë qenë 1920, në ulje nga dita e mëparshme./Gazeta Sinjali/