image SHBA mbështetë hetimin e krimeve ruse në Ukrainë

Botë

SHBA mbështetë hetimin e krimeve ruse në Ukrainë

news image

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris edhe pse nuk i quajti drejtpërdrejt krime lufte të Rusisë ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë, tha se “çdo sulm ndaj civilëve përbënë shkelje” dhe se për këtë mbështeti idenë e një hetimi ndërkombëtar.

Imazhet nga Ukraina treguan qartë mizoritë që po ndodhin, tha Harris, edhe përpara se një hetim të përcaktojë se si t’i quajnë ato.

Duke folur sot nga Varshava, ajo tha se Polonia po bën “punë të jashtëzakonshme” për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Pas Varshavës ajo do të shkojë për në Bukuruesht të Rumanisë.

Vizita e Harris në Poloni vjen pas vizitës së kryediplomatit amerikan, Antony Blinken në shtetin anëtar të NATO-s.