image ShBA mbështet përpjekjet për drejtësi të Prokurorit Special të Kosovës dhe Dhomave të Specializuara

Drejtësi

ShBA mbështet përpjekjet për drejtësi të Prokurorit Special të Kosovës dhe Dhomave të Specializuara

news image

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka publikuar një raport për vitin 2021 në Kongres, në përputhje me seksionin e 5-të të Aktit për Parandalimin e Gjenocidit dhe Mizorive.

Në këtë raport, thuhet se Administrata e presidentit Biden është e përkushtuar në promovimin e vlerave demokratike që mbështesin një sistem të qëndrueshëm ndërkombëtar kritik për lirinë, prosperitetin dhe paqen.

Në raportin e DASh përmendet edhe mbështetje që ShBA-ja po iu jep Dhomave të Specializuara të Kosovës, ku theksohet gjykimi e të akuzuarve, përfshirë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Shteti ka mbështetur Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat kanë filluar gjykimin e individëve, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Shteti mbështeti proceset e drejtësisë tranzicionale në Kolumbi, përfshirë aksesin për pjesëmarrjen e viktimave.”

Në prill 2021, ish-komandantët e FARC njoftuan se do të pranonin gjetjet faktike të juridiksionit special të Kolumbisë për Paqen dhe do të pranonin përgjegjësinë për akuzat e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Në Prill 2021, Presidenti Biden njohu gjenocidin armen të epokës Osmane”, thuhet në raport.

Shtëpia e Bardhë zotohet se do të mbrojë të drejtat e njeriut në të gjithë botën dhe pranon që parandalimi i mizorive është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare dhe një përgjegjësi thelbësore morale.

Bazuar në këtë rast, ambasada amerikane në Kosovë, shkruan se shteti amerikan mbështet përpjekjet e drejtësisë tranzicionale të drejtuara nga Kosova, përfshirë punën e Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës dhe Dhomat e Specializuara.

“Parandalimi dhe përgjigjja e mizorive globale nuk është vetëm një përparësi e sigurisë kombëtare të SHBA, por një domosdoshmëri morale. Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e drejtësisë tranzicionale të drejtuara nga Kosova, përfshirë punën e Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës dhe Dhomat e Specializuara”, thuhet në postimin e kësaj ambasade./Gazeta Sinjali/