image ShBA mbështet krijimin e një gjykate speciale për të ndjekur penalisht krimin e "agresionit" kundër Ukrainës

Botë

ShBA mbështet krijimin e një gjykate speciale për të ndjekur penalisht krimin e “agresionit” kundër Ukrainës

news image

Shtetet e Bashkuara mbështesin krijimin e një gjykate speciale për të ndjekur penalisht krimin e “agresionit” kundër Ukrainës, thanë zyrtarët.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit tha:

“Ne besojmë se kjo Gjykatë Speciale duhet të jetë e rrënjosur në sistemin e brendshëm gjyqësor të Ukrainës, pasi kjo do të ofrojë rrugën më të qartë për krijimin e një Tribunali të ri dhe do të maksimizojë shanset tona për të arritur një përgjegjësi domethënëse.”

Ambasadori i përgjithshëm i SHBA-së për drejtësinë penale globale, Beth Van Schaak gjithashtu njoftoi mbështetjen e Uashingtonit për një gjykatë të tillë në një fjalim të hënën mbrëma. Ajo tha:

Në këtë moment kritik të historisë, kam kënaqësinë të njoftoj se Shtetet e Bashkuara mbështesin zhvillimin e një tribunali të ndërkombëtarizuar dedikuar ndjekjes penale të krimit të agresionit kundër Ukrainës.

Ajo tha se gjykata mund të vendoset edhe diku tjetër në Evropë, të paktën në fillim, “me qëllim që “të përforcojë orientimin e dëshiruar evropian të Ukrainës”.

Ukraina, BE dhe Holanda kanë mbështetur publikisht idenë e një gjykate speciale. Rusia, e cila i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special ushtarak”, ka mohuar akuzat për krime lufte duke përfshirë shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve ukrainas.

/GazetaSinjali/