Zv/sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, David Norquist, ka folur pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi ka vizituar SHBA-në dhe atje është pritur edhe nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.
“Ishte një nder që të takohem me Presidentin Hashim Thaçi në Pentagon”, shkruan Norquist.
“Departamenti i Mbrojtjes vazhdon të mbështesë zhvillimin e FSK-së dhe përpjekjet që të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ka shtuar ai në rrjetin social Twitter.
Ndërkohë, Thaçi pas takimit me Pompeon tha se Kosova është e bekuar pasi ka ndihmën e SHBA-së për vazhdimin e rrugës Euro-Atlantike dhe krijimin e ushtrisë.