SHBA: Lini anash ndarjet dhe bëhuni bashkë në luftën kundër koronavirusitSinjali SHBA: Lini anash ndarjet dhe bëhuni bashkë në luftën kundër koronavirusit

Kosovë

Thirrja/ SHBA: Lini anash ndarjet dhe bëhuni bashkë në luftën kundër koronavirusit

news image

Ambasada e SHBA-së në Kosovë u ka bërë thirrje politikanëve në Prishtinë dhe atyre në veri të Kosovës që t’i lënë anash ndarjet etnike në komunitet, dhe të ketë fokus në luftën ndaj koronavirusit.

Ambasada thotë se profesionistët duhet të mbështeten në luftën ndaj koronavirusit.

“I lavdërojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, në një rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e Covid-19 në Kosovë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ambasada thekson se, “të punoni së bashku, duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetit, dhe lënja anash ndarjet në komunitet janë thelbësore për mposhtjen e Covid-19. Së bashku mundemi”. /Gazeta Sinjali/