image SHBA: Kina po mendon të furnizojë me armë vdekjeprurëse Rusinë

Botë

SHBA: Kina po mendon të furnizojë me armë vdekjeprurëse Rusinë

news image

Sipas zyrtarëve amerikane, qeveria kineze po mendon të furnizojë me dronë dhe municione Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës. Nuk duket se Pekini ka marrë ende një vendim përfundimtar dhe nuk ka prova që të ketë ndodhur ndonjë dërgesë e armëve deri më tani, thanë zyrtarët.

Megjithatë, negociatat midis Rusisë dhe Kinës për çmimin dhe shtrirjen e pajisjeve janë duke vazhduar, ka raportuar CNN. Ajo vjen pasi ushtria ruse po mbaron me shpejtësi rezervat e saj të municioneve më shumë se një vit pas pushtimit të Ukrainës.

Moska ka kërkuar vazhdimisht dronë dhe municione nga Pekini dhe udhëheqja kineze ka debatuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë muajve të fundit nëse do të dërgojë ose jo ndihmën vdekjeprurëse, shtuan ata.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se Kina është më afëer se kurrë për të furnizuar me armë Rusinë pavarësisht thirrjeve për paqe dhe thirrjes për t’i dhënë fund luftës.

/GazetaSinjali/