Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se SHBA mbetet e përkushtuar për shtensionimin e situatës, pas vrasjes së komandantit iranian, Qasem Soleimani, gjatë një sulmi amerikan.
”Kam biseduar me përfaqësuesit kinezë, britanikë dhe gjermanë, për vendimin e presidentit Donald Trump për sulmin në Irak”, shtoi ai.
”Në veçanti, fola me zyrtarin e lartë kinez, Yang Jiechi për të diskutuar për vendimin e Trump për të eliminuar Soleimani, si përgjigje ndaj kërcënimeve për jetën e qytetarëve amerikanë. Ritheksova angazhimin tonë për çtensionimin e situatës”, shkruan Pompeo.
“Edhe Gjermania është gjithashtu e shqetësuar për provokimet e vazhdueshme ushtarake iraniane”, përfundon ai./Gazeta Sinjali/