image SHBA kërkon de-përshkallëzimin në Siri pas serisë së sulmeve hakmarrëse

Botë

SHBA kërkon de-përshkallëzimin në Siri pas serisë së sulmeve hakmarrëse

news image

“SHBA kundërshton veprimet që destabilizojnë Sirinë dhe cenojnë sovranitetin e Irakut”, Kështu u shpreh Departamenti i Shtetit, një ditë pas fillimit të bombardimeve të nisura nga ushtria turke në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Një njoftim për shtyp i Departamentit të Shtetit të SHBA, thanë se Uashingtoni “shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta për humbjen e jetëve civile në Siri dhe Turqi ndërsa kërkon një de-përshkallëzimin në Siri për të mbrojtur jetën e civilëve”.

“Ne vazhdojmë të kundërshtojmë çdo veprim ushtarak të pakoordinuar në Irak që cenon sovranitetin kombëtar irakian”, thuhet më tej në deklaratë, shkruajnë mediat e huaja.

Një fëmijë dhe një mësues u vranë dhe gjashtë persona u plagosën kur bomba goditi një zonë kufitare në provincën Gaziantep të Turqisë.

Forcat e armatosura të Turqisë u përgjigjën me avionë duke goditur sërish objektiva në Siri, tha një zyrtar i lartë i sigurisë, raporton Reuters.

/GazetaSinjali/