Thesari amerikan ka njoftuar një sërë sanksionesh të reja kundër një kompanie të menaxhimit të jahteve dhe pronarëve të saj rusë.
Ata përshkruhen si pjesë e një sistemi të korruptuar që lejon elitat ruse dhe presidentin Vladimir Putin të pasurohen, shkruan Al Jazeera.
Departamenti i Shtetit po synon veçmas oligarkë dhe elita ruse të afërta me Putinin, ndërsa Departamenti i Tregtisë po kufizon më tej aftësinë e ushtrisë ruse për të marrë teknologji.
“Kjo përfshin shtimin e 71 palëve të vendosura në Rusi dhe Bjellorusi në listën e entiteteve, duke i ndërprerë në mënyrë efektive marrjen e artikujve me origjinë nga ShBA ose produkte të prodhuara nga jashtë që rrjedhin nga disa teknologji ose softuer amerikanë”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.