image SHBA-ja vazhdon të jetë lidere në inovacionin ekonomik global - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15002

Të shëruar

12451

Të vdekur

614

Ekonomi/ SHBA-ja vazhdon të jetë lidere në inovacionin ekonomik global

news image

Zvicra, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër top liderët sa i përket inovacioneve në ekonomi.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të renditen si një ndër destinacionet kryesore për investimin e bizneseve ose fillimin e punëve të kompanive të reja, tregon një raport i Kombeve të Bashkuara.

 Amerika Veriore e përbërë nga Sh.B.A dhe Kanada, është rajoni më i mirë “inovacion” në botë, sipas Indeksit Global të Inovacionit 2019 të U.N.

Indeksi nxori 80 indikatorë në bërjen e vlerësimit të tij për inovacionin, duke përfshirë qasjen në një forcë pune të aftë, infrastrukturën e teknologjisë së lartë dhe kredi.

Një faktor tjetër janë ligjet e forta të pronësisë intelektuale që lejojnë sipërmarrësit dhe shpikësit të zotërojnë idetë e tyre dhe kanë të drejtën ekskluzive për t’i përdorur ato për të fituar para nga puna e tyre e vështirë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: