image SHBA-ja përshëndet vendimin për Ushtrinë e Kosovës që të marrë pjesë në misione paqeruajtëse - Sinjali

SHBA-ja përshëndet vendimin për Ushtrinë e Kosovës që të marrë pjesë në misione paqeruajtëse

news image

Ambasada amerikane në Kosovë ka mirëpritur vendimin që mori të martën Kuvendi i Kosovës, i cili votoi pro dërgimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët kanë dhënë miratimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse, në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit të Iowas, SHBA.

“Vota unanime në Kuvendin e Kosovës lejon FSK-në të bashkohet me Ushtrinë amerikane në misionet e ardhshme paqeruajtëse ndërkombëtare, duke treguar që Kosova është gati të vazhdojë përgjegjësinë e saj të përbashkët për paqe dhe siguri globale”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Kosovë.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: