I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka shprehur mbështetjen e tij për emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se ka ardhur koha që të bëhet përparim i vërtetë në dialog.
Giacobbe ka shkruar në Twitter se Kosova dhe Serbia duhet ta përfundojnë këtë punë.
“Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak ka të drejtë, është koha për përparim të vërtetë në dialogun Kosovë – Serbi. Përfundojeni!”, ka shkruar Giacobbe.
Lajçak, dje është takuar me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Takimi me të dy palët është bërë ndaras./GazetaSinjali/