Rregullatori amerikan i shëndetit ka ndërprerë pauzën prej 11 ditësh ndaj vaksinës antiCOVID, “Johnson & Johnson”. Pavarësisht kësaj, rregullatori do t’i vë kësaj vaksine një tiketë paralajmërimi rreth mundësisë që të shkaktojë mpiksje gjaku.
Javë më parë është raportuar se 15 nga 8 milionë marrës të vaksinës amerikane kanë pasur probleme me mpiksje të gjakut.
Edhe Rregullatori Evropian i Barnave ka ndërprerë kufizimet ndaj vaksinës J&J.
Mpiksje të gjakut deri më tani ka shkaktuar në disa raste edhe vaksina e prodhuar nga Universiteti Oksford “AstraZeneca” mirëpo Rregullatori evropian i barnave kishte gjetur se dobitë nga vaksina tejkalojnë rreziqet. /GazetaSinjali/