image SHBA-ja mbetet e përqendruar në Ballkanin Perëndimor

Rajon

SHBA-ja mbetet e përqendruar në Ballkanin Perëndimor

news image

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mathhew Palmer, tha se me emërimin e tij në këtë pozitë, SHBA-ja kanë dëshmuar që vazhdojnë të jenë të përqëndruara në Ballkanin Perendimor.

Përfaqësuesi amerikan Palmer, i bëri këto komente sot gjatë vizitës në Mal të Zi pas takimit që e kishte me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Në njoftimin e lëshuar nga zyra e kryeminsitrit malazez Markoviqi, thuhet se, zyrtari amerikan ka thënë se Mali i Zi, “nuk është rastësi që Mali i Zi është shteti i parë që viziton pas marrjes së detyrës”, pasi që sic ka thënë Palmer, është shteti më i suksesshëm multietnik në rajon.

Mathhew Palmer u emërua përfaqësues i SHBA-ve për Ballkanin Perendimor në fund të muajit të shkuar.

Kryemisnitri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, nga ana tjetër ka thënë se vendimi për emërimin e Palmerit paraqet mundësi reale për përshpejtimin e realizimit të qëllimeve strategjike dhe se kontribuon në stabilitetin e gjithë rajonit.

Markoviq e cilësoi Palmerin si “njohës të shkëlqyeshëm të Ballkanit”.
Duke folur për Malin e Zi, Markoviq theksoi “suksesin e politikës ekonomike të Qeverisë e cila po jep rezultate të shkëlqyeshme në zhvillim”.

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin Perëndimor Mathhew Palmer, gjatë qëndrimit në mal të Zi u takua edhe me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. /Sinjali/