image Palmer dhe Lajçak dalin sot në konferencë për media

Kosovë

Palmer dhe Lajçak dalin sot në konferencë për media

news image

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, sot në orën 10:45 do të deklarohen në një konferencë të përbashkët për media pas takimeve që zhvilluan dje me krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e opozitës

Në këtë konferencë pritet të tregojnë për çfarë biseduan me krerët e shtetit të Kosovës, si dhe do të japin mesazhin e tyre lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Temë kyçe e takimeve të djeshme të përfaqësuesve të jashtëm me drejtuesit e institucioneve të kosovës dhe përfaqësuesit e opozitës ishte dialogu me Serbinë.

Palmer dje vizitoi edhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku pas vizitës  deklaroi se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç për tërheqjen e më shumë investimeve amerikane dhe të tjera të huaja, si dhe për krijimin e vendeve të punës për popullin e Kosovës dhe tërë rajonit. /Gazeta Sinjali/