image SHBA-ja e njofton Rusinë se nuk do t'i ribashkohet Traktatit të Qiejve të Hapur

Botë

SHBA-ja e njofton Rusinë se nuk do t’i ribashkohet Traktatit të Qiejve të Hapur

news image

Shtetet e Bashkuara e kanë njoftuar Rusinë se nuk do t’i bashkohen përsëri një pakti për kontrollin e armëve.

Traktati i Qiejve të Hapur lejon fluturimet vëzhguese ajrore mbi zonat ushtarake të vendeve pjesëmarrëse.

Departamenti i shtetit tha se Traktati i Qiejve të Hapur “është minuar për shkak të shkeljeve nga ana e Rusisë”.

Rusia mohon akuzat dhe pritet që Moska gjithashtu të tërhiqet këtë vit nga traktati. Ministria e Jashtme ruse konfirmoi se ishte informuar për vendimin nga ana e SHBA-së.

Më shumë se 30 vende marrin pjesë në traktatin i cili hyri në fuqi në vitin 2002. /GazetaSinjali/