image SHBA-ja e gatshme të dërgojë municion për ushtrinë turke dhe Sirinë

Siguri

Botë/ SHBA-ja e gatshme të dërgojë municion për ushtrinë turke dhe Sirinë

news image

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të dërgojnë municion për aleatin e saj në NATO, Turqinë.

Gjithashtu, edhe ndihma humanitare për Sirinë verilindore, ku konflikti me Rusinë është duke u thelluar.

Kështu deklaroi sot emisari special i SHBA-së James Jeffrey, ku tha se në provincën kufitare turke të Hatay, SHBA-të do të siguronin që pajisjet e prodhuara të ishin gati për ushtrinë turke.

Ambasadori amerikan në Turqi, David Sutterfield tha që Uashingtoni po shqyrton kërkesën e Turqisë për armë të mbrojtjes ajrore.

“Ne jemi të gatshëm të dërgojmë, siç përmendi presidenti Trump, për shembull municion,” tha Jeffrey, duke shtuar se partnerët turq gjithashtu theksuan nevojën për ndihmë humanitare.

“Turqia është një aleat i NATO-s. Kemi një program të huaj shumë shumë të madh për shitjen e pajisjeve ushtarake, dhe shumica e ushtrisë turke do të pë rdorë pajisjet tona. Si partner në NATO, ne ndajmë inteligjencën dhe sigurohemi që ata të marrin gjithçka që nevojitet atje,” ka thënë Jeffrey.

Ankaraja më parë ka kërkuar sistemin e mbrojtjes tokësore nga ajri ‘Patriot’ i SHBA-së./Gazeta Sinjali/