image SHBA-ja dërgon tjetër ekip ekspertësh për Shqipërinë

Rajon

Botë/ SHBA-ja dërgon tjetër ekip ekspertësh për Shqipërinë

news image

Ambasada Amerikanë njoftoi se drejt Shqipërisë janë dërguar ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtuese i Fairfax dhe nga Departamenti Zjarrfikës i Los Angelesit.

Sipas njoftimit, ekipet do të bëjnë vlerësimin dhe do të përcaktojnë dëmet në infrastrukturën e ndërtimeve të prekura nga tërmeti.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane:

Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit, USAID ka nisur dje për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles. Këta ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta./Gazeta Sinjali/