image ShBA deklaron se është kryer edhe një gjenocid në botë

Botë

ShBA deklaron se është kryer edhe një gjenocid në botë

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur si gjenocid, masakrat e kryera në Mianmar ndaj popullësisë myslimane, të njohur si Rohingya.

Sekretar amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar nga Muzeu Memorial i Holokaustit, se shteti i tij i njeh si gjenocid krimet e kryera të ushtrisë së Mianmarit ndaj komuniteti pakicë të Rohingyas.

“Shtetet e Bashkuara kanë konkluduar shtatë herë se është kryer gjenocid. Sot është hera e tetë. Kemi ardhur në përfundim se pjesëtarët e ushtrisë kanë kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”, ka thënë Blinken.

Në fjalimin e tij, Blinken ka tërhequr disa paralele mes krimeve të kryera nga ushtria Mianmarit ndaj popullsisë myslimane Rohingya dhe atyre të Holokaustit.

“Sulmi ndaj Rohingya ka qenë i përhapur dhe sistematik dhe kjo ka qenë kyçe për arritjen e një përfundimi se janë kryer krime kundër njerëzimit”, tha Blinken, raportojnë mediat e huaja.

“Dëshmitë tregojnë gjithashtu se ka një qëllim të qartë prapa këtyre mizorive masive, e që është shkatërrimi komunitetit Rohingya në tërësi apo pjesërisht”.

Ushtria e udhëhequr nga Qeveria e Mianmarit është përballur me sanksione të ndryshme nga ShBA-ja, prej kur ka nisur fushatën kundër grupit etnik minoritar, Rohingya, në vitin 2017.

/GazetaSinjali/