image SHBA iu bënë thirrje qytetarëve të largohen menjëherë nga Rusia

Botë

SHBA iu bënë thirrje qytetarëve të largohen menjëherë nga Rusia

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje shtetasve të tyre që të largohen menjëherë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë dhe rrezikut të arrestimit arbitrar ose ngacmimit nga agjencitë ruse të zbatimit të ligjit.

“Qytetarët amerikanë që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë”, tha Ambasada e SHBA-së në Moskë. “Tregoni kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të ndalimeve të gabuara”.

“Mos udhëtoni në Rusi”, tha ambasada.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar vazhdimisht qytetarët e tyre që të largohen nga Rusia.

Thirrja e fundit e tillë publike ishte në shtator, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi një mobilizim të pjesshëm.

“Shërbimet ruse të sigurisë kanë arrestuar shtetas amerikanë me akuza të rreme, kanë veçuar shtetasit amerikanë në Rusi, u kanë mohuar atyre trajtim të drejtë dhe transparent dhe i kanë dënuar në gjyqe sekrete ose pa paraqitur prova të besueshme”, tha ambasada.

“Autoritetet ruse zbatojnë në mënyrë arbitrare ligjet lokale kundër punonjësve fetarë, shtetas amerikanë, dhe kanë hapur hetime të dyshimta penale kundër qytetarëve amerikanë të përfshirë në veprimtari fetare”, thuhet në njoftim.

Rusia ka hapur një çështje penale kundër një shtetasi të Shteteve të Bashkuara për “dyshimin për spiunazh”, tha Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) në janar.

/GazetaSinjali/