image SHBA identifikon 73 avionë të tjerë që kanë shkelë kontrollet e eksportit në Rusi

Botë

SHBA identifikon 73 avionë të tjerë që kanë shkelë kontrollet e eksportit në Rusi

news image

Departamenti Amerikan i Tregtisë ka shtuar 73 avionë në listën që thotë se kanë udhëtuar së fundi në Rusi në listën e avionëve që kanë shkelur kontrollet e eksporteve të SHBA-së, të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës.

Më 18 mars, 99 avionë u përfshinë në një listë fillestare, duke përfshirë një avion privat që i përkiste miliarderit rus dhe pronarit të Klubit të Futbollit Chelsea, Roman Abramovich, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar se ofrimi i shërbimit për këta avionë kudo në botë përfshirë edhe brenda Rusisë mund të çojë në gjoba të rënda dhe burgim të mundshëm.

Në një deklaratë në atë kohë, departamenti tha se çdo punë e karburantit, mirëmbajtjes ose riparimit të ndonjë prej avionëve të listuar – si dhe sigurimi i pjesëve rezervë – shkel kontrollet e eksportit të SHBA.

Rregulloret zbatohen për çdo avion që ka më shumë se 25% përmbajtje me origjinë nga SHBA, i cili u rieksportua në Rusi pasi kontrollet e reja hynë në fuqi më 24 shkurt, ditën kur Rusia pushtoi Ukrainën.

/GazetaSinjali/