Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një klient vrau një person të armatosur që kishte hyrë për të grabitur.
Sipas Departamentit të Policisë së Hjustonit, personi i cili qëlloi të dyshuarin u largua nga vendi i ngajrjes. Ai kërkohet nga uniformat blu për tu marrë në p[yetje, ndërkohë që raportohet se mbi të nuk është ngritur asnjë akuzë.
Policia publikoi fotot e personit që kërkon të marrë në pyetje si dhe kamionçinën e tij model të viteve 1970-1980.
Policia thotë se restoranti ishte i hapur dhe klientët po hanin kur i dyshuari hyri i veshur me një maskë të zezë skijimi dhe doreza kërcënoi klientët për tu marrë paratë.