image ShBA i ofron Ukrainës mbështetje të mëtejshme ushtarake - Sinjali

ShBA i ofron Ukrainës mbështetje të mëtejshme ushtarake

news image

Joe Biden ka rrezikuar zemërimin e Vladimir Putin duke i ofruar Ukrainës mbështetje shtesë ushtarake pasi trupat ruse dukej se po luftonin për të mbajtur edhe territorin që ka siguruar që nga fillimi i pushtimit.

Premtimi i presidentit amerikan për “bashkëpunim të mëtejshëm të mbrojtjes” u tha se ishte bërë gjatë një takimi me ministrin e jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba sot në Varshavë.

Administrata e Biden ka vënë tashmë në dispozicion armë vdekjeprurëse duke përfshirë sistemet anti-ajrore Stinger raketat Javelin, armë të lehta anti-blinduar, shkruan The Guardian.

Volodmyr Zelenskiy e ka shtyrë ShBA-në të lehtësojnë gjithashtu transferimin e avionëve luftarakë MiG-29 nga Polonia, por Shtëpia e Bardhë ende nuk është bindur nga argumentet e presidentit ukrainas, nga frika e një zgjerimi të konfliktit.

Kremlini kishte lënë të kuptohet të premten se mund të zvogëlonte ambiciet e luftës, duke thënë se ishte afër përfundimit të “fazës së parë” të fushatës së tij ushtarake dhe tani do të fokusohej në “çlirimin” e plotë të Donbasit në Ukrainën lindore.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i Zelenskiy dhe negociatori kryesor në bisedimet me Rusinë, tha se ai nuk besonte se Kremlini po ulte synimet e tij të luftës. Duke e përshkruar rrethimin e Mariupolit si një taktikë për të mbjellë terror psikologjik dhe rraskapitje.

“Ata kishin një planifikim të dobët operacional dhe e kuptuan se ishte e dobishme për ta të rrethonin qytetet, të prisnin rrugët kryesore të furnizimit dhe t’i detyronin njerëzit atje të kishin mungesë ushqimi, uji dhe ilaçesh”, tha Podolyak.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin