image SHBA harron armiqësinë, i ofron ndihmë Iranit për koronavirusin

Kosovë

Botë/ SHBA harron armiqësinë, i ofron ndihmë Iranit për koronavirusin

news image

SHBA nuk ka armiqësi kundër Iranit dhe i ka bërë oferta Teheranit për ndihmë teknike, në lidhje me shpërthimin e koronavirusit, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“Republikës Islamike i kemi bërë oferta për ndihmë”, theksoi Pompeo, pasi deputetët i kërkuan për të folur rreth reagimit global ndaj virusit, në një seancë të përqendruar tek Irani.

Deputetët shfaqën shqetësimin se në Iran po ndodh një shpërthim serioz i virusit, ndërsa sistemi shëndetësor është i dobët.

Pompeo pranoi se sistemi i kujdesit shëndetësor në Irani nuk është i fortë, por u tërhoq, duke u shprehur se Teherani nuk po shpërndante informacione./Gazeta Sinjali/