image SHBA goditet përsëri rënd nga koronavirusi, mbi 2400 viktima në 24 orë

Shëndetësi

Bilanci/ SHBA goditet përsëri rënd nga koronavirusi, mbi 2400 viktima në 24 orë

news image

Vijojnë shifrat tragjike të humbjes së jetëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të pandemisë së koronavirusit edhe pse herë pas here krijohet iluzioni sikur situata po shkon drejt një normalizimi të mundshëm.

Sipas të dhënave nga institute “Johns Hopkins” bilanci i viktimave në SHBA u rrit në 2448 në 24 orët e fundit, krahasuar me 2073 që ishin një ditë më parë.

Momentalisht në Amerikë bilanci i viktimave ka kaluar mbi 75 mijë.

Rritje gjatë ditës së fundit pësoi dhe numri i personave të infektuar që tashmë i ka kaluar 1.2 milionë. /Gazeta Sinjali/