image Brenda 24 orëve u raportuan pesë raste të falsifikimit të parasë në rajonin e Prishtinës

Siguri

Brenda 24 orëve u raportuan pesë raste të falsifikimit të parasë në rajonin e Prishtinës

news image

Paratë e falsifikuara po qarkullojnë shumë kohëve të fundit nëpër bizneset në Kosovë. Këtë e dëshmon edhe numri i madh i rasteve të raportuara në Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Vetëm në 24 orët e fundit, në rajonin e Prishtinës janë raportuar pesë raste të ndara të falsifikimit të parasë.

Sipas raportit të Policisë, paratë kanë qenë të vlerave të ndryshme dhe që të gjitha janë sekuestruar.

“Pesë raste të ndara janë raportuar për falsifikim parash, në kartëmonedha në vlera të ndryshme, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti policor kanë sekuestruar monedhat e dyshuara si të falsifikuara për procedura hetimore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raport.

/GazetaSinjali/