Tori Yorgey, reportere televizive për WSAZ në Huntington të ShBA-së, ishte duke raportuar drejtpërdrejt, të mërkurën mbrëma, kur u godit nga një makinë.
Yorgey ishte gati të diskutonte për ndërprerjet e ujit dhe rrugët me akull, kur ajo dhe kamera e saj u goditën dhe u rrëzuan në tokë nga goditja.
“O Zot …. Sapo më goditi një makinë, por jam mirë!” E gjithë jeta ime sapo shkoi para syve të mi, por është live dhe gjithçka është në rregull”, tha ajo, pasi u ngrit në këmbë para kamerës.
Dikush në vendngjarje mund të dëgjohej në klipin e transmetuar, duke e pyetur nëse Yorgeyn a ishte mirë, por nuk është e qartë nëse ai ishte drejtuesi i automjetit. Është gjithashtu e paqartë nëse drejtuesi është ndalur apo marrë në pyetje nga policia.
"We're good, Tim." pic.twitter.com/9kn2YElDLK
— Timothy Burke (@bubbaprog) January 20, 2022
Njerëzit në mediat sociale vunë në dyshim mungesën e dukshme të shqetësimit të moderatorit Tim Irr për kolegen, por ai u shpjegoi disa përdoruesve të indinjuar të Twitterit se nuk e kishte parë mirë atë që ndodhi./GazetaSinjali/