image SHBA fton Kinën për takim tripalësh me Rusinë për armët bërthamore

Botë

Siguri/ SHBA fton Kinën për takim tripalësh me Rusinë për armët bërthamore

news image

SHBA ka kërkuar përfshirjen e Kinës në bisedimet për armët bërthamore me Rusinë.

“Teksa sasia e armëve bërthamore e Kinës rritet, në duam që ajo të përfshihet në takimin mes tre vendeve. Është në interesin e të gjithëve që Kina të ulet në një tavolinë me Rusinë dhe SHBA-në për të biseduar”. 

Kjo është deklarata e ambasadorit amerikan gjatë konferencës vjetore për çarmatimin që mbahet në Gjenevë të Zvicrës.

Përfaqësuesit amerikanë dhe rusë u takuan në 19 korrik 2019 në Gjenevë dhe 16 Janar në Vjenë, Austri, si pjesë e “Dialogut Strategjik të Sigurisë”.

Në fund të takimit SHBA-Rusi në Vjenë javën e kaluar, ne “ramë dakord të vazhdojmë” bisedimet, tha Wood. Por ai theksoi se Uashingtoni tani dëshiron të ketë negociata trepalëshe që përfshijnë Kinën për kontrollin e armëve.

Aktualisht, Uashingtoni nuk ka pasur një përgjigje pozitive nga Pekini, tha ai. “Ne vazhdojmë të flasim për këtë me kolegët tanë kinezë dhe shpresojmë që Rusia të përdorë ndikimin e saj në Kinë për ta sjellë atë në tryezë. Shpresojmë që ky diskutim të përfundojë me kinezët dhe rusët”. /Gazeta Sinjali/