Familjet e dy vajzave të reja që dyshohet se vdiqën si rezultat i një sfide virale në “TikTok” e kanë paditur platformën e mediave sociale, duke pretenduar se algoritmet e saj “të rrezikshme” janë fajtorë për vdekjen e fëmijëve të tyre.
Prindërit e dy vajzave që vdiqën në një “blackout challenge” të vitit 2021 në TikTok, e cila i inkurajoi përdoruesit ta ngulfatnin vetën e tyre deri sa t’i humbnin ndjenjat, ngritën një padi të martën në Gjykatën e Lartë të qarkut të Los Anxhelosit.
Të përfaqësuar nga Qendra Juridike për Viktimat e Mediave Sociale (SMVLC), një burim ligjor për prindërit e fëmijëve të dëmtuar nga varësia dhe abuzimi në mediat sociale, ata pretendojnë se “algoritmi i rrezikshëm” i platformës i ka shtyrë me dashje dhe në mënyrë të përsëritur për të marrë pjesë në sfidën që përfundimisht u mori jetën atyre.
“TikTok duhet të mbahet përgjegjës për nxitjen e përmbajtjes vdekjeprurëse për këto dy vajza të reja,” tha Matthew P Bergman, avokat themelues i SMVLC.
“TikTok ka investuar miliarda dollarë për të dizajnuar qëllimisht produkte që nxisin përmbajtje të rrezikshme që ai e di se është e rrezikshme dhe mund të rezultojë në vdekjen e përdoruesve të tij”.
Një prej viktimave, tetë vjeçarja Lalani Erika Renee Walton nga Temple i Teksasit, përshkruhet si “një vajzë e re jashtëzakonisht e ëmbël dhe e këndshme” që “i pëlqente të vishej si princeshë dhe të luante me grim”.
Ajo vdiq më 15 korrik dhe policia e përcaktoi të ishte “një rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjes për ‘blackout challenge‘ të TikTok”, sipas ankesës.
Lalani kishte marrë një telefon për ditëlindjen e saj të tetë në prill të vitit 2021 dhe “shpejt u bë e varur nga shikimi i videove të TikTok”, thuhej në ankesë. Ajo shpesh postonte video të saj duke kënduar dhe kërcyer, me shpresën për t’u bërë “TikTok-ere e famshme”.
Viktima tjetër, 9-vjeçarja Arriani Jaileen Arroyo nga Milwaukee, Wisconsin, u bë më një telefon kur ishte shtatë vjeç dhe e përdorte TikTok-un disa herë në ditë. Ajo “gradualisht u bë obsesive” për postimin e videove të kërcimit në dhe u bë “e varur” nga ky aplikacion.
Në janar të vitit 2021, familja e Arrianit pati një disktutim me të lidhur me një incident të një përdoruesi të ri të TikTok-ut, i cili kishte vdekur si rezultat i një sfide, por Arriani i siguroi familjarët e saj se ajo kurrë nuk do të merrte pjesë në video të rrezikshme.
Megjithatë, më 26 shkurt 2021, ajo u gjet duke mos marrë frymë nga vëllai i saj 5-vjeçar. Ajo u dërgua me urgjencë në një spital lokal, por më në fund vdiq.
“TikTok e dinte pa dyshim se sfida vdekjeprurëse e Blackout po përhapej përmes aplikacionit të tyre dhe se algoritmi i tyre po ushqente në mënyrë specifike sfidën e Blackout për fëmijët, përfshirë ata që kishin vdekur”, thuhet në ankesë, shkruan The Guardian.
Janë listuar një numër ankesash kundër TikTok, duke përfshirë atë që algoritmi i tij promovon përmbajtje të dëmshme, lejon përdoruesit e mitur në aplikacion dhe nuk i paralajmëron përdoruesit ose kujdestarët e tyre ligjorë për natyrën problematike të aplikacionit.
Familjet Walton dhe Arroyo po kërkojnë një shumë të papërcaktuar si dëmshpërblim dhe kanë kërkuar që gjyqi të zhvillohet në Kaliforni.