Rusia dhe SHBA kanë arritur marrëveshjen për shkëmbimin e basketbollistes amerikane me trafikantin e armëve ruse.
Vetë Presidenti Biden, ka njoftuar se Rusia ka liruar yllin e basketbollit amerikan, Brittney Griner, në këmbim të lirimit nga Shtetet e Bashkuara të tregtarit famëkeq rus të armëve Viktor Bout.
“Ajo është e sigurt. Është në avion, duke u kthyer në shtëpi,” tha zoti Biden në një postim në Twitter.
Presidenti Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris bideuan në telefon me zonjën Griner nga Zyra Ovale, tha një zyrtar amerikan.