image SHBA dhe BE reagojnë ashpër pas mbylljes së partisë opozitare në Turqi

Evropë

SHBA dhe BE reagojnë ashpër pas mbylljes së partisë opozitare në Turqi

news image

Një prokuror turk ka kërkuar nga Gjykata më e lartë e vendit që ta ndalojë partinë e dytë më të madhe opozitare, HDP, e cila njihet për përkrahjen që ia ofron pakicës kurde, transmeton Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë, Departamenti  Shtetit të SHBA-së tha se shpërbërja e partisë HDP do ta përmbyste në mënyrë të padrejtë vullnetin e votuesve turq si dhe do ta minonte edhe më tej demokracinë në Turqi.

“Pa keqardhje drejt fundit të pluralizmit. Çfarë reagimi pret Turqia tani nga Bashkimi Evropian? Një agjendë pozitive?” tha Nacho Sanchez Amor, raportues i Parlamentit Evropian për Turqinë, e cila është kandidate për anëtarësim në BE, ndonëse bisedimet për këtë temë kanë ngecur për një kohë të gjatë.

HDP-ja është partia e tretë me numrin më të madh të ulëseve në Kuvend. Ajo ka mohuar se ka ndonjë lidhje me militantët.

“Rasti kundër nesh është një goditje e rëndë për demokracinë dhe ligjin”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.

Viteve të fundit, autoritetet në Turqi i kanë hetuar ose i kanë burgosur ligjvënësit e kësaj partie, përfshirë ish-kryetarin e saj, Selahattin Demirtas.

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, për një kohë të gjatë e ka akuzuar këtë parti se është fasadë politike e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila është e ndaluar në Turqi.

Turqia madje e cilëson këtë parti si grup terrorist. Të njëjtin cilësim për të  e kanë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka organizuar kryengritje kundër qeverisë turke që nga viti 1984m, duke bërë thirrje për më shumë të drejta dhe liri për pakicën kurdë. Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt./Gazeta Sinjali/