image SHBA dënon sulmet 'brutale' ruse në Ukrainë

Botë

SHBA dënon sulmet ‘brutale’ ruse në Ukrainë

news image

Rusia është dënuar pas bombardimeve të qyteteve anembanë Ukrainës, duke përfshirë sulmet me raketa në qendër të Kievit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se sulmet “brutale” kishin goditur objektiva jo-ushtarake dhe premtuan ndihmë të vazhdueshme ushtarake, duke përfshirë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore.

Shefi i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se ishte “thellësisht i tronditur”, raporton BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Vladimir Putin tha se sulmet ishin hakmarrje për shpërthimin e së shtunës në një urë kyçe që lidh Rusinë me Krimenë.

Dhuna vdekjeprurëse në të gjithë Ukrainën përfshinte sulme në qytetet Lviv, Kharkiv, Dnipro dhe Zaporizhzhia.

Të paktën 14 ukrainas u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët.

Në Kiev zonat e goditura përfshinin parkun Taras Shevchenko, një ndërtesë universiteti dhe një shesh lojërash për fëmijë.

/GazetaSinjali/