image SHBA ashpërson masat, nga 26 janari kërkohet testi negativ për hyrje në vend

Botë

SHBA ashpërson masat, nga 26 janari kërkohet testi negativ për hyrje në vend

news image

Duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të keni një test negativ për COVID-19 me vete, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur nga Ambasada Amerikanë në Tiranë, e cila lajmëron të gjithë qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt SHBA-së, të kenë test negativ për koronavirus me vete.

“Nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt SHBA, ju duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni”, thuhet në njoftim.

COVID-19 është shumë i përhapur në SHBA, me më shumë se 22 milionë raste të raportuara deri më tani dhe më shumë se 375 mijë viktima.

Masat e reja janë krijuar për të parandaluar udhëtarët që të sjellin forma më të reja të virusit për të cilat shkencëtarët thonë se mund të përhapen më lehtë.

Urdhri zbatohet për shtetasit amerikan dhe udhëtarët e huaj.

/Gazeta Sinjali/