Një 12-vjeçar ka grabitur me armë një pikë karburanti në Miçigan, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ngjarja ka ndodhur më 1 qershor dhe videoja e regjistruar nga kamera e sigurisë është bërë virale, me rreth 100.000 shikime.
12-vjeçari i drejton armën shitëses dhe i jep një çantë që të fusë aty paratë. Kur shitësja e pyet nëse e ka seriozisht, djali qëllon në ajër me armë, shkruan a2cnn.
Pas kësaj, shitësja bindet dhe i plotëson kërkesën. Djaloshi u arrestua në një parking pranë pikës së karburantit që grabiti dhe sipas mediave lokale, duke qenë se mbi të rëndojnë disa akuza, mund të gjykohet si i rritur.