image Shaqiri largohet nga Liverpooli në këtë verë, dëshiron të luajë për Lazion

Futboll

Shaqiri largohet nga Liverpooli në këtë verë, dëshiron të luajë për Lazion

news image

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, do të largohet nga skuadra e Liverpoolit në këtë afat kalimtar veror, shkruan Sinjali Sport.

Reprezentuesi i kombëtares së Zvicrës tashmë i ka treguar bordit të ‘The Reds’ që dëshiron një sfidë të re dhe ata e kanë pranuar vendimin e tij.

“I thashë bordit të Liverpoolit ndihem gati për një sfidë të re. Ata e pranuan vendimin tim dhe tani do të konsiderojnë oferta për të shitur mua. Liverpooli nuk do të më ndalojë këtë verë “, ka thënë Shaqiri për “CorSport”.

Me pas lojtari nga Zhegra e Gjilanit theksoi se do dëshironte një rikthim në Itali, duke shtuar se do donte të luante për Lazion.

′′Do të doja të kthehesha në Itali, dhe do të doja të luaja për Lazion”, shtoi ai.

Xherdan Shaqiri do ti jap fund aventurës së tij tri vjeçare me Liverpoolit, klub me të cilin fitoi Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës. /Gazeta Sinjali Sporti/