image Shaqiri barazon rezultatin ndaj Spanjës, gabim skandaloz në mbrojtjen e spanjollëve

Futboll

Shaqiri barazon rezultatin ndaj Spanjës, gabim skandaloz në mbrojtjen e spanjollëve

news image

Çerekfinalja e parë në Kampionatin Evropian po zhvillohet mes Zvicrës dhe Spanjës, shkruan Sinjali Sport.

Zvicra ka barazuar rezultatin ndaj Spanjës në 1-1.

Xherdan Shaqiri realizoi golin e barazimit, pas një gabimi në mbrojtje të cilin e shfrytëzuan zviceranët.

Denis Zakaria pas një devijimi nga goditja e Jordi Albas shënoi autogol.

Helvetët në këtë takim janë pa liderin e ekipit Granit Xhakën, i cili do mungoj për shkak të kartonëve, kurse kapiten në këtë ballafaqim është Xherdan Shaqiri.

Kjo sfidë ka filluar në ora 18:00, në stadiumin e Shën Petersburgut “Gazprom Arena”. /Gazeta Sinjali Sporti/