Deputeti i PDK-së Ferat Shala tha para deputetëve se nga Qeveria nuk është marrë asnjë hap tjetër pos ai për shpalljen e gjendjes emergjente.
Derisa Shala ka treguar se Komisioni për Ekonomi e ka shqyrtuar propozim-vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji dhe Kuvendit ia ka rekomanduar miratimin e tij.
“Unë pajtohem që nuk ka ndryshim të gjendjes në tregun energjetik por nuk ka ndryshim as të menaxhimit. Neni 25 i cili po keqpërdoret i Ligjit për Energji e jep mundësinë e shpalljes së jashtëzakonshme. Por aty janë nenet pasuese për moskeqpërdorim të gjendjes”, tha Shala.
Më tej deputeti i PDK-së theksoi se aty thuhet se kur Kuvendi e vlerëson që ministrja dhe Qeveria nuk po gjejnë zgjidhje hyn në fuqi pika 4 e nenit 25. Aty thuhet se Ministria pas marrjes së masave ka obligim nxjerrjen e akteve ligjore për krijimin e legjislacionit sekondar.
“Asnjë veprim nuk është marrë deri më tash te Qeveria në këtë drejtim, vetëm shpallje te gjendjes emergjente dhe asgjë tjetër”, tha Shala.