Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se kanë ardhur për ta nderuar Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi kanë bashkëpunim tradicional me këtë parti.
“Ne kemi një bashkëpunim tradicional me LDK-në, ndër partitë e para të themeluara në vitet 90, Partia për veprim demokratik, prandaj kemi ardhur për ta respektuar dhe nderuar këtë kuvend…këto janë çështje që i takojnë LDK-së dhe anëtarësisë së saj, prandaj ata janë që duhet të vendosin”, tha ai.
Ndërkohë, ka nis kuvendi ku pritet të konfirmohet kandidatura e Lumir Abdixhikut për kryetar të LDK-së.