image Shahini: Ulja e kryeministrit në banka shkollore e pamenduar mirë

Arsim

Shahini: Ulja e kryeministrit në banka shkollore e pamenduar mirë

news image

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë, Samir Shahini ka folur për grevën në arsim. Ai u shpreh se nuk mund të kenë konsultim në nivel komunal as me drejtorët e as me mësimdhënësit për rifillimin e procesit mësimor.

“Nuk guxojmë të kemi një konsultim në nivel komunal as me drejtorët e as me mësimdhënësit, ku kërkojmë që të jemi uniform dhe t’i rikthehemi procesit mësimor apo të jemi uniform dhe të qëndrojmë. Fushë Kosova prapë sot u bë shembulli më i mirë i kësaj. Është shumë e natyrshmë që prindërit të kërkojnë të rikthejnë fëmijët e tyrë në shkollë dhe në këtë formë është vendosur. Një konsultim të gjerë nuk mund të kemi, sepse konsiderojë që bie ndesh me ligjin për greva, i cili i mbron grevistët gjatë kohës sa ata janë në grevë”, tha ai.

Ndërkaq, ai komentoi edhe vizitën e kryeministrit Albin Kurti në një shkollë dhe uljen e tij në bankë, duke e quajtur këtë si veprim të pamenduar mirë.

“Ndoshta është jashtë kompetencave të mia të komentojë, mirëpo nuk ka qenë hap i duhur, aq më pak në momentin kur është realizuar. Në një kohë skenar tjetër, në një kohë tjetër, vizita e kryeministrit dhe ulja e tij në bankë, i cilës do parti qoftë ai, do të ishte një gjest mjaftë i bukur, mirëpo në një kohë kur i hedh më shumë benzinë zjarrit, duke e thelluar barrikadimin midis dy grupeve, pra qeverisë dhe SBAShK-ut, konsiderojë që ka qenë e pamenduar mirë, ose e menduar mirë në formë të qëllimshme të ushtrimit të presionit”, tha ai në Klan Kosova.

/GazetaSinjali/