image Sfeçla kundër Thaçit: Nuk ka ndonjë shqetësim serioz për mungesë sigurie

Kosovë

Reagim/ Sfeçla kundër Thaçit: Nuk ka ndonjë shqetësim serioz për mungesë sigurie

news image

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbajtur mbrëmë ka njoftuar se do t’i propozojë Kuvendit të Kosovës dekretin për shpallen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.

Por, kundër propozimit të Thaçit kanë dalë edhe nga Qeveria e Kosovës.

Haki Abazi mbrëmë në një konferencë të jashtëzakonshme foli në emër të Qeverisë, i cili deklaraoi se në këto rrethana nuk e sheh të arsyeshme shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kundër shpalljes së gjendjen së jashtëzakonshme doli edhe zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

“Para se të shpallej gjendje e jashtëzakonshme do të duhej të vlersohej se sa janë shfrytëzuar kapacitetet aktuale në kuadër të situatës aktuale, gjendjes së emergjences shëndetësore. Së pari endë nuk jane mobilizuar kapacitet maksimale të institucioneve civile, si kthimi i orarit 12 orësh për policinë e Kosovës, praktikë më se e zakonshme në rastet më se të zakonshme si zgjedhjet apo datat specifike. Ky hap do të dyfishonte pjesëmarrjen e policisë në aktivitete. Edhe ashtu nuk ka ndonjë shqetësim serioz për mungesë sigurie, para së gjithash falë sjelljes së përgjegjshme të qytetarëve tanë”, ka shkruar Svecla.

Ai është shprehur se tani për tani emergjenca shëndetësore është e mjaftueshme.

“Po ashtu edhe i gjithë personeli shëndetsor me të drejtë nuk është mobilizuar deri në maksimum, gjë që tregon për potenciale shtesë në rast të nevojës. Po ashtu, për sa i takon furnizimin me artikujt e nevojshëm, nuk ka vështirësi të theksuara. Marr parasysh këto dhe shumë argumente të tjerë në këtë moment dhe në kësi lloj situate, nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Ka nevojë për hapa që qartësojnë shoqërinë e qytetarët e jo që shkaktojnë konfuzion e pasiguri”, ka deklaruar ai.

Nuk dihet ende se a do të votojnë deputetët për dekretin e Thaçit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme apo jo./Gazeta Sinjali/