image Sevilla nënshkruan me Johansson

Futboll

Sport/ Sevilla nënshkruan me Johansson

news image

Skuadra e Sevillas ka bërë të ditur se është përforcuar duke transferuar futbollistin, Ryan Johansson.

Johansson njihet si një mesfushor i talentuar dhe pritet të jetë një figurë e rëndësishm e spanjollëve.

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me skuadrën, teksa kalimin në Spanjë e ka quajtur si një ëndërr e bërë realitet.

“Është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe shpresoj ta shpaguajë besimin që më ka dhënë klubi dhe presidenti. Mendoj se Sevilla është një klub perfekt për mua dhe në këtë pikë të karrierës, në mënyrë që të zhvillohem më shumë”, citohet të ketë Johansson./Gazeta Sinjali/

Image result for sevilla johansson