image Serwer: Vuçiq po përpiqet të krijojë Serbinë e Madhe të cilën e donte Millosheviq

Politikë

Serwer: Vuçiq po përpiqet të krijojë Serbinë e Madhe të cilën e donte Millosheviq

news image

Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” si dhe ekspert për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përpiqet të ndërtojë Serbinë e Madhe, të cilën e donin Millosheviqi dhe Dobrica Çosiq, transmeton Gazeta Sinjali.

Serwer u shpreh se është i shqetësuar nga ambiciet e Vuçiqit, për të marrë kontrollin mbi serbët në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Eksperti amerikan në një intervisë për Zërin e Amerikës ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Nikshiq të Malit të Zi, pas të cilave pushteti lokal do të jetë tek forcat politike pro-serbe.

Serwer problemin e sheh te dështimi për të zhvilluar një opozitë të fortë pro-evropiane që mbështet pavarësinë e Malit të Zi.

“Sidoqoftë, unë nuk do të bëja shumë panik për këtë. Unë jam shumë i shqetësuar për rolin e Serbisë dhe Rusisë, dhe veçanërisht ambicien e presidentit Vuçiq për të marrë kontrollin mbi serbët në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi. Vuçiq po përpiqet të ndërtojë de facto një Serbi të Madhe, të cilën e donin Milosheviq dhe Dobrica Çosiq. Është një program serb, i modernizuar për Ballkanin e sotëm”, thekson Serwer.

Më tej Serwer konstaton se ende është i dukshëm ndikimi i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi./Gazeta Sinjali/