image Serwer: S’ka urgjencë për dialogun me Serbinë

Politikë

Politikë/ Serwer: S’ka urgjencë për dialogun me Serbinë

news image

Deklaratën e përbashkët të shteteve të QUINT-it, përmes së cilës i është kërkuar Kosovës dhe Serbisë që menjëherë ta vazhdojnë dialogun, e ka komentuar profesori i studimeve ndërkombëtare Daniel Serwer.

Serwer, ka thënë për Express, se Kosova nuk ka nevojë të ngutet dhe se duhet ta zgjedhë një qeveri të re, pasi ka një kryeministër në detyrë dhe një njeri të skaduar si president.

“Nuk di ndonjë arsye të mirë për ngutje tani. Kosova është në një gjendje të dobët me një kryeministër në detyrë dhe me një president të skaduar”, ka thënë Serwer.

Në deklaratën që shtetet e QUINT-it e nxorën ditë më parë, theksohej që institucionet kosovare dhe ato serbe nuk duhet në asnjë mënyrë të ndërmarrin veprime që e vonojnë fillimin e dialogut.  Partitë, me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, janë deklaruar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

E derisa QUINT-i kërkon që tani të vazhdojnë bisedimet, Serwer thotë se Kosova para kësaj duhet të ketë një qeveri të re dhe një platformë të qartë mbi dialogun.

“Natyrisht që Kosova duhet të ketë një qeveri të re me platforma të pastër mbi marrëdhëniet me Serbinë, para se dialogu të nis prapë”, ka thënë ai.

Në deklaratën e qeverive të shteteve të QUINT-it nuk përmenden zgjedhjet, as qeveria e re, mirëpo ato duan që të mos veprohet asgjë që vonon dialogun. /Sinjali/