Njohësi i rrethanave për Ballkan, Daniel Serwer ka thënë se amerikanët dhe evropianët duhet që të punojnë së bashku për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij asnjëri prej dy shteteve nuk mund ta zgjidhin problemin të vetëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Po ashtu, ai njoftoi se ish-sekretarja e SHBA-së, Madeleine Albright do të përfshihet në dialog pasi që ajo e njeh terrenin dhe flet serbisht.
“Nuk është me rëndësi se çfarë mendojnë serbët, nëse Madeleine Albright duhet të përfshihet, ose jo, ajo do të përfshihet. Ajo është një ish-sekretare e shtetit. Rryma është e rëndësishme, jo aq në Partinë Demokratike, por në botën demokratike, pjesën e botës demokratike që mendon për politikën e jashtme. Ajo është kryesuese e këshillit të Institutit Kombëtar Demokratik. Ajo do të përfshihet. Dhe ajo është gjithashtu dikush që jetoi në Serbi, ajo flet serbisht. Unë mendoj se kjo duhet vlerësuar”, citohet të ketë thënë Serwer për televizionin serb H1.
Gjithashtu ai tha se Bashkimi Evropian duhet të jetë “nikoqiri i dialogut”.
“Mendoj se BE është ndërmjetës në dialog dhe duhet të jetë nikoqir i dialogut. Ajo ka ndikimin më të madh tek ato personazhe” , thotë Serwer./Gazeta Sinjali/