image Serwer: Dialogu Kosovë-Serbi bëhet vetëm për njohje reciproke, Thaçi e të tjerët mund të zëvendësohen

Politikë

Serwer: Dialogu Kosovë-Serbi bëhet vetëm për njohje reciproke, Thaçi e të tjerët mund të zëvendësohen

news image

Vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është njoftuar për 10 dhjetor, ndërsa profesori në Universitetin Johns Hopkins në Washington, Daniel Serwer tha se është në rregull të vazhdohet dialogu, por sipas tij duhen të jenë të qarta dy gjëra, reciprociteti dhe zbatimi, transmeton Gazeta Sinjali.

Çfarëdo që të kërkojë Prishtina ose Beogradi, ata duhet të jenë të gatshëm të japin një ekuivalent. Dhe gjithçka që është rënë dakord duhet të zbatohet në një mënyrë të verifikueshme. Duhet gjithashtu të jetë e qartë se dialogu ekziston me një qëllim: të mundësojë njohjen reciproke dhe shkëmbimin e ambasadorëve. Asgjë më pak se kaq është normalizimi i vërtetë”, thotë Serëer.

Viti 2020 a është një vit i suksesshëm apo i humbur kur bëhet fjalë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë?

Për pjesën e sponsorizuar nga BE, do të thosha se duhet të presim dhe të shohim. Për pjesën amerikane, “marrëveshjet” e shtatorit të Shtëpisë së Bardhë, ato ishin konfuze dhe qëllimisht mashtruese në krye të disa marrëveshjeve modeste të transportit të mëparshëm që duheshin rënë dakord.

Çfarë prisni në 2021 – zgjedhjet në Kosovë, përshpejtimi i dialogut apo diçka tjetër?

Kosova ka nevojë për një president të ri. Nëse kjo nuk mund të bëhet brenda afatit në parlamentin aktual, do të duhet një parlament i ri, që do të thotë zgjedhje. Por unë pres që koalicioni aktual qeverisës do të bëjë gjithçka për ta shmangur atë, sepse mund të humbasë. Zgjerimi i koalicionit mund të zgjidhë të dy problemet.

A ka Kosova forcë politike për të zëvendësuar politikanët që ndodhen në Hagë, të paditur për krime lufte, duke pasur parasysh që, sipas avokatëve, këto gjykime do të zgjasin të paktën pesë vjet?

Sigurisht që ka. Kosova ka shumë njerëz që mund të zëvendësojnë të akuzuarit, të cilët me të drejtë shkuan të mbrohen.

Si e shikoni raportin e Parlamentit Evropian dhe akuzën që Richard Grenell rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit përmes keqinformimit?

Mendoj se nuk ka dyshim se Grenell bëri çmos për të përmbysur qeverinë e Albin Kurtit. Ajo që bëri ai është një gjë e turpshme.

Një varr masiv u zbulua kohët e fundit në Rashkë. Sa e rëndësishme është që dialogu dhe pajtimi të zbulojnë të gjitha varret masive, si në Serbi ashtu edhe në Kosovë?

Është jetike. Familjet duhet të dinë se çfarë ka ndodhur dhe të jenë në gjendje të varrosin me respekt të dashurit e tyre. Identifikimi dhe riatdhesimi i mbetjeve mortore mbetet veçanërisht i rëndësishëm në rastin e Serbisë dhe Kosovës, pasi shumë civilë janë vrarë dhe ka kaluar shumë kohë, tha Server për Kosovo Online.

/Gazeta Sinjali/